Kupa e botës për klube, Lewandowski dërgon Bajernin në finale
Bajerni i Mynihut siguroi finalen e Botërorit të Klubeve ku do të përballet të enjten me ekipin meksikan Tigres. Kampionët e Evropës mundën 2-0 ata të Afrikës egjiptianët e Al Ahlit në takimin e luajtur të hënën në Doha.
Në fakt gjysmëfinalja ka qenë me një drejtim me gjermanët që kanë ushtruar presion nga fillimi deri në fund. Në të vetmin moment që egjiptianët janë shfaqur në portën gjermane ka qenë në të 21’ me Muhamed, por Nojer bllokon.
Në pjesën e dytë përsëri gjithçka është nën dominimin e Bajernit. Dhe gradualisht vihet te goli i dytë në një aksion model të Sane nga krahu i djathtë dhe Lewandowski e ka shtyrë topin me kokë në rrjetë.
Kaq mjafton për të dërguar Bajernin në finale, ndërsa Muhamed në të 86’ ka kërkuar golin e nderit, por Nojer shmang gjithçka me pritjen e tij. Finalja Tigres – Bajer i Mynihut do të luhet më 11 shkurt në ora 19:00.
Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata