Kuqezinjtë gati për Andorrën, Cikalleshi e Ajeti tregojnë objektivat

22 Mars 2021 | 14:39

Kombëtarja Shqiptare do të nisë fazën kualifikuese për kampionatin botëror këtë javë me dy takime. Skuadra kuqezi është grumbulluar në Spanjë, në prag të ndeshjes me Andorrën, që do të zhvillohet në datën 25 mars. Sulmuesi Sokol Cikalleshi, në konferencën për shtyp theksoi se është shumë e rëndësishme që skuadra ta nisë me këmbën e mbarë

“Objektivi ynë i radhës, si nga ana individuale ashtu edhe nga ana e ekipit është që ta nisim me këmbën e mbarë . Pa diskutim që gjëja kryesore është që ne të arrijmë të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Nëse do të arrija të shënoja dhe t’i sillja ekipit fitoren, kjo do ishtë një kënaqësi e dyfishtë”, shprehet Cikalleshi.

Në anën tjetër mbrojtësi, Arlind Ajeti vuri theksin ve vlerësimi maksimal që s’ka skuadra për këtë takim pavarësisht kundërshtarit që do të jetë përballë.

“Ndeshjet që vijnë janë të vështira dhe ne nuk nënvlerësojmë asnjë kundërshtar. Do të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin dhe siç e thashë këto ndeshje, sidomos me Andorrën, nuk duhet ta nënvlerësojmë sepse kemi luajtur këtu dhe e dimë çfarë fushe e vështirë është kjo. Ne duhet të japim 100%”, deklaroi Ajeti.

Pas takimit me Andorrën, kuqezinjtë do të ndeshen me Anglinë në “Air Albania” në datën 28 mars, ndërsa tre ditë më vonë do të luajnë një miqësore me San Marinon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026