Kuqezinjtë përgatiten për San Marinon, Kumbulla dhe Çekiçi besojnë te vendi i dytë
Kombëtarja e Shqipërisë e ka lënë pas suksesin me Hungarinë, duke menduar për ndeshjen e ardhshme të kualifikueseve për kampionatin botëror.
Kuqezinjtë do të ndeshen të mërkurën në “Elbasan Arena” me San Marinon dhe për mbrojtësin e Kombëtares Marash Kumbulla, objektivi për vendin e dytë mbetet i arritshëm nëse gjërat do bëhen siç duhet duke nisur nga takimi i ardhshëm.
“Dëshira jonë është të shkojmë në “play off”, por është e vështirë pasi kemi përballë ekipe të forta. Ne do provojmë të fitojmë çdo ndeshje e do japim maksimumin dhe uroj që të arrijmë objektivat,” – u shpreh futbollisti.
Për mesfushorin Endri Çekiçi rëndësi ka që të merret maksimumi i pikëve, duke e kaluar në plan të dytë mundësinë për të arritur një fitore bindëse, pavarësisht se përballë do jetë një kundërshtar në letër më inferior.
“Kemi ndryshuar pak stilin e lojës dhe besoj se dhe ndaj San Marinos do hymë që në fillim për të shënuar. Rendësi ka të marrim tre pikët, më pas nëse do të shënojmë goleadë do ishte ekstra për ne,” – tha Çekiçi.
Të mërkurën në fushën e lojës do të zbresë dhe Kosova, që do të ndeshet me Spanjën, një prej kundërshtarëve më të fortë në grup. Pas barazimit 1-1 me Greqinë, skuadra e Challandes do masë forcat me iberikët në stadiumin “Fadil Vokrri”.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve