“Kur isha Ministër nuk bëhej fjalë të futeshin escorta në burgje”, Alibeaj: Situata asnjëherë s’ka…
Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me rastet e eskortave që futen në burgjet shqiptare. Alibeaj theksoi se gjatë periudhës kur ai ka qenë ministër nuk ndodhte diçka e tillë.
Sa i përket kushteve në burgje ai tha se gjithmonë kanë lënë për të dëshiruar por sipas tij nuk kanë qenë gjithmonë kaq keq.
“Kur kam qenë ministër nuk ndodhte. S’kishte eskort atëherë, asnjëherë. S’bëhej fjalë që të kishte të tilla situate. Për sa i përket kushteve të hotelerisë në sistemin e burgjeve gjithmonë ka lënë për të dëshiruar me thënë të drejtën.
Nuk ka qenë kaq keq. Qeveria asaj kohe në fakt ka bërë goxha investime jo vetëm qeveria por edhe Bashkimi Europian me thënë të drejtën në ndërtimin e burgjeve të reja ai i Fushë Krujës, ai i Fierit ai i Kavajës dhe disa të tjerë ishin ato të cilat u ndërtuan apo u filluan të ndërtoheshin në atë kohë.
Madje po ju them që burgu i Korçës ka qenë burgu i parë i cili u ndërtua 100% me fondet e buxhetit të shtetit në atë kohë. Nuk e di, nuk jam i informuar nëse nga 2013 e këndej qeveria aktuale ka destinuar fonde për ndërtimin e faciliteteve të reja.
Sepse pyetja që bëni bëhet thjeshtë. Destinohen fonde për të përmirësuar kushtet e këtyre që janë, që mund të konsiderohen të denja dhe ndërtohen kapacitete të reja. Nuk është as turp, e nuk është as kujdes. Po duhen ndërtuar kapacitete të reja për të akomoduar të gjithë të dyshuarit të cilët janë në konflikt me ligjin. Kaq e thjeshtë është. Asgjë më shumë, asgjë më pak”, tha ai ndër të tjera.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit