Kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës? Meteorologu jep detajet

18 Janar 2026 | 13:04

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje live për Euronews Albanian, tha se moti deri ditën e martë, në orët e mesditës, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave.

Sipas tij, gjatë orëve të vona të ditës së martë do të kemi prezencë të lartë të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore kryesisht të ketë reshje shiu në disa qytete.

“Jo vetëm orët e vona të mbrëmjes, por edhe dita e mërkurë dhe pjesërisht dita e enjte do të sjellin prezencën e reshjeve, kryesisht në zonat jugore. Do të kemi gjithashtu prezencë dhe të reshjeve të dëborës në zonat e thella malore. Nuk do të jenë reshje problematike, por me intensitet mesatar. Sinjalet tregojnë për përmirësim të kushteve të motit në zonat jugore, ndërsa zonat e tjera mbeten nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Dita e premte dhe dita e shtunë sjellin një përmirësim të përkohshëm, ndërsa ka sinjale që gjatë ditës së dielë reshjet të kthehen në vendin tonë. Përsa i përket temperaturave, relativisht do të jenë të larta, por do të vijojnë me rënie në fillim të javës. Duke qenë se do të kemi masa ajrore të lagështa, temperaturat e ajrit do të rriten, por duke filluar nga mesjava deri në fundjavë do të rikthehen përsëri, rreth -1 dhe -2 gradë Celsius, kryesisht në orët e para të mëngjesit. Sinjalet për reshje në vendin tonë priten gjatë javës së fundit të këtij muaji”, u shpreh meteorologu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026