“Kurseni energjinë, hiqni kravatat”, kryeministri spanjoll thirrje punonjësve

30 Korrik 2022 | 11:37

‘Hiqni kravatat, për të kursyer sa më shumë energji gjatë verës’.

Është kjo thirrja që kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u ka bërë punonjësve të sektorit privat dhe publik, një masë kjo për të kursyer sa më shumë energji në këto ditë të nxehta.

Sanchez tha se qeveria e tij do të miratojë masa “urgjente” të kursimit të energjisë, ndërsa vendet evropiane përpiqen të bëhen më pak të varura nga gazi rus.

Në një konferencë për mediat  në Madrid, Sanchez theksoi se ai nuk kishte veshur kravatë dhe nënvizoi se donte që ministrat e tij, zyrtarët publikë dhe punëtorët në sektorin privat të bënin të njëjtën gjë.

Kryeministri shtoi se masa do të sigurojë që njerëzit të jenë më të freskët dhe për rrjedhojë do të ulin kostot e energjisë, sepse kondicionerët do të përdoren më rrallë. Spanja nuk është e para që ndërmerr këtë veprim.

Në vitin 2011, Japonia prezantoi fushatën e saj “Super Cool Biz”, e cila inkurajoi punonjësit e zyrës të veshin rroba më të freskëta gjatë verës.

Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, politikanëve iu kërkua të hiqnin xhaketat ndërsa ishin në Dhomën e Komunave.

Në Spanjë synohet të merren aksione  për të inkurajuar bizneset që të mbajnë dyert të mbyllura kur është i ndezur kondicioneri.

Një rregull i ngjashëm u prezantua në Francë në fillim të kësaj jave. Masat janë pjesë e planit të Komisionit Evropian për të rritur energjinë e rinovueshme dhe për të reduktuar varësinë e vendeve evropiane nga gazi rus.

Gjermania po ndjek një tjetër shembull, Hanover, do të ofroj vetëm dushe të ftohtë në pishina publike dhe qendra sportive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026

Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani

Shifrat “nuk janë vetëm statistika, sepse pas çdo numri është një fytyrë, pas çdo incidenti një histori”, thotë Said Etris Hashemi. 29-vjeçari është ndër ata...
14:38 | 26/06/2026

Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas

Brukseli propozoi sot zgjatjen me një vit, deri në mars 2028, të statusit të mbrojtjes speciale të dhënë refugjatëve ukrainas në vendet e BE-së, me...
14:36 | 26/06/2026