Kurti dhe Osmani nisin punë për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit të ri
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u kanë dërguar një letër subjekteve politike parlamentare me qëllim të konsultimit për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Letrat u janë dërguar PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe subjekteve politike nga komunitetet për takime të ndara më datën 15 mars. Në letrën dërguar ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj, takimi konsultativ me këtë parti propozohet të mbahet në ora 11:00, ndërsa në letrën dërguar LDK-së propozohet që takimi në ora 12:30, ndërsa takimi me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj në ora 13:30.
Nga ana tjetër, Vetëvendosje ka hedhur hapin e parë zyrtar në drejtim të negociatave për emrin e presidentit. Me anë të një letre, Albin Kurti i ka shprehur ofertën e bashkëpunimit Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila edhe për pak ditë do të jetë nën drejtim e Isa Mustafës.
Mësohet se në përgjigjen e kthyer nga kryetari aktual Mustafa, negociata për emrin e presidentit, do të hapen pasi Lidhja Demokratike e Kosovës, të ketë përcaktuar kryetarin dhe strukturat e reja, zgjedhje të cilat do të bëhen më 14 mars.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës