Kurti fton vendet e rajonit për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e gjenocidit të Srebrenicës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar të gjitha vendet e rajonit të bëjnë përpjekjet e duhura për t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.
Kreu i qeverisë së Kosovës iu referua rezolutës së miratuar nga Parlamenti që dënon gjenocidin në Srebrenicë dhe theksoi se paqja në Ballkan arrihet vetëm nëse ndëshkohen kriminelet.
“Është e pamendueshme se si edhe në shekullin 21, ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë”, tha Kurti.
“Përkundrazi, e vetmja fqinjësi e mirë zhvillohet duke dënuar krimet e vendosur drejtësi dhe i vetmi dialog i mirë ndodh kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve”, shtoi Kurti.
Sot shënohet 26-vjetori i masakrës së Srebrenicës.
Më 11 korrik të vitit 1995, mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë disa ditë pasi forcat serbe të Bosnjës pushtuan Srebrenicën.
Masakra e Srebrenicës është episodi i vetëm i luftës në Bosnjë që përcaktohet si një gjenocid, përfshirë nga dy gjykata të Kombeve të Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta