Kurti merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë

14 Tetor 2022 | 14:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë.

I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionerë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

Bëhet e ditur se me moton “Me guxim për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.

Disa ditë më parë, qarkulloi në media një e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen në kongresin që pritet të zhvillohet në Berlin në mes të muajit tetor.

Ky lajm është mohuar nga ish-presidenti, ku nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj qeverisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?

Në Serbi, gjermanët nganjëherë quhen Švabe, nga fjala gjermane Schëaben për banorët e rajonit historik të Shvabisë. Është një term disi i pasjellshëm, por jo...
08:32 | 27/06/2026

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026