Kurti: Nuk negociojmë për dinarin, banka e pavarur. Osmani: Të dëgjojmë partnerët

31 Janar 2024 | 16:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e monedhës serbe nga qarkullimi janë të panegociueshme.

Në një deklarim për media, pasi që ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Podujevë, Kurti tha se nuk po detyrojnë asnjë institucion të pranojë valutë të shteteve të tjera, por po kërkojnë vetëm përdorimin e monedhës Euro.

Kreu i qeverisë së Kosova u shpreh se vendimet e institucioneve të pavarura nuk janë të negociueshme dhe nuk mund të vihen në diskutim nga kushdo.

Lidhur me reagimet nga Serbia kundër heqjes së dinarit, Kryeministri i Kosovës shtoi se vendimi nuk është ndëshkim ndaj asnjë vendi tjetër dhe aq më pak ndaj qytetarëve.

Çështja e ndalimit të monedhës serbe është kthyer në temën kryesore të bisedimeve me ndërkombëtarët. Zyrtarë të SHBA dhe BE kanë kërkuar që ku vendim  i qeverisë së Kosovës të shtyhet për më vonë duke e cilësuar si të dëmshëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Por heqjes së Dinarit ka është shprehur dhe Presidentja Vjosa Osmami, por pas takimit me të dërguarin e BE, Miroslav Lajçak ajo u shpreh se vendimet duhen marrë në koordinim me ndërkombëtarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026