Kurti: Qeveria e re mund formohet para 26 tetorit, duhet komunikim i suksesshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat është shprehur sot se formimi i qeverisë së re mund të formohet edhe para afatit 26 tetor. Sipas tij kjo mund të arrihet në rast se do të kenë komunikim të suksesshëm.
“Unë tregova se kur është afati i fundit për mbajtjen e seancës së fundit, dhe thash që është 26 tetor. Tani po numërojmë mbrapsht, dhe vura theksin tek afati 15 ditor deri më 26 tetor.
Nëse e konsiderojmë që do të kemi komunikim të suksesshëm ne nuk e presim 26 tetorin. Komunikimi dhe biseda që do të zhvillojmë janë ato që do ta përbëje qeverinë e re të Republikës, Kurti 3 dhe nuk mund të flas më shumë në këtë fazë”, tha Kurti.
Ai gjithashtu komentoi zgjedhjet lokale në Mitrovicë. Sipas tij që nga mëngjesi i 12 tetorit është organizuar propagandë në favor të kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Sa i përket Mitrovicës prej orës 10:00 të mëngjesit është propaganduar maksimalisht se si në Komunën e jugut të Mitrovicës po firon kandidati i PDK-së pa balotazh me fitore të thjesht. Ka pasur huqe dhe këto huqe kanë qenë nga burimet e njëjta dhe kjo do të thotë që ka diçka sipër tyre. Por i përket organeve të drejtësisë dhe sigurisë që ta hulumtojnë dhe jetojnë këtë cenim të integritetit të shtetit, të sigurisë së shtetit përveç votës së lirë të qytetarëve dhe të zgjedhjeve demokratike”, tha ai.
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri