Kurti takohet sërish me ndërkombëtarët për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

24 Shkurt 2026 | 18:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Kosovë me të cilët ka biseduar për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe atij për automjetet.

Ky është takimi i dytë i këtij formati, që kur se Kosova ndërmori hapa drejt zbatimit të plotë të këtyre dy ligjeve më 15 janar të këtij viti. Kurti ishte takuar me korin diplomatik vetëm një ditë pas nisjes së periudhës informuese për ligjet.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti i ka njoftuar ndërkombëtarët për procesin e informimit të qytetarëve për këto dy ligje dhe për aktivitetet e tjera të ndërmarra për zbatimin e plotë të tyre.

Zbatimi i plotë i ligjeve do të nisë më 15 mars dhe deri atëherë do të zhvillohet fushata informuese, që sipas Qeverisë, çdo i huaj të ketë informacione të sakta për ligjet, “ashtu që ata të jenë të njohur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre”.

Zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, pasi personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës duhet të kenë leje pune ose licencë për ushtrimin e veprimtarisë, për të cilën kërkesa paraqitet në Agjencinë e Punësimit të Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë

Fermerët në Kosovë kanë protestuar sot para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuan që të nis grumbullimi i qumështit, pasi prej katër ditësh është ndaluar përkohësisht...
19:16 | 06/07/2026

“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka publikuar pamje nga ceremonia e promovimit të një pulle përkujtimore kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Në...
15:40 | 06/07/2026

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pastori Mark Burns, po qëndron për vizitë në Manastirin e Deçanit –...
15:14 | 06/07/2026