Kush alarmon Shkupin me bomba? Kaos mes qytetarëve
Prej disa javësh qytetarët në Maqedoni të Veriut frikësohen për shkak të alarmeve për bombë, të cilat herë pas here raportohen nga shkollat, qendrat tregtare por edhe nga institucione zyrtare.
Ministria e Brendshme shprehet se në të gjitha rastet, alarmet kanë qenë të rreme, por sidoqoftë përhapin panik në publik.
Qytetarët thonë se kanë humbur besimin se institucionet do të kapin autorët. Partia opozitare VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme.
Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi thotë se qytetarët e kanë marrë si diçka të përditshme alarmin për bomba dhe tashmë evakuimet janë bërë të zakonshme.
“Në fillim kishte frikë te nxënësit, merrej pak më me seriozitet edhe evakuimi ndoshta dhe diçka tjetër, por edhe mobilizimi i policisë ishte më i përpiktë, ndërsa tani pavarësisht se është e detyrueshme të respektohet protokolli i evakuimit, qytetarët janë më të relaksuar,” – u shpreh Iljazi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta