English

Kush do ta drejtojë operën? 7 kandidatë për mandatin 4 vjeçar 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një prej institucioneve më të rëndësishme të artit dhe kulturës, Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit popullor, pret shpalljen e një drejtuesi për një mandat 4 vjeçar.

- Advertisement -

7 kandidatë kanë prezantuar të martën e kaluar platformat para një komisioni të përbërë nga 5 anëtarë, tre shqiptarë dhe 2 përfaqësues të huaj.

Ndonëse afati i lënë ishte 5 ditor, anëtarët e jurisë kanë kërkuar më shumë kohë për vlerësimin e dosjeve.

Drejtoresha në detyrë Zana Çela kërkon një mandat të tretë, dhe në garë është me Josif Gjipali, Adela Muçollari, Abigela Voshtina, Kleanthi Gjika, Tomorr Kokona  dhe Arben Skënderi të cilët kanë shërbyer në fushën e kulturës për vite.

Sigurimi i fondeve jashtë buxhetit të shtetit ishte pika e përbashkët e kanidatëve.

Me 29 Mars Ministria e Kulturës hapi garën, dhe vendosi një kriter preferencial për kandidatët, zotëriminmasterit në ekonomi, një kriter që ngjalli debat ne radhët e konkurrentëve.

Për shkak të aplikimeve të shumta Ministria e Kulturës, e shtyu Afatin e dorëzimit të platformave deri më 6 Maj, duke lënë më shumë kohë për aplikantët.

Kjo javë pritet të konfirmojë një emër të ri në TKOB osërikonfirmojë për të tretin mandat Zana Çelën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?