Kush do ta zëvendësojë Merkel si mike e Ballkanit? Kancelarja përgjigjet në konferencë 

14 Shtator 2021 | 15:42

“Ballkani Perëndimor vitet e fundit ka mësuar jo vetëm të ulet me njëri tjetrin po edhe të bashkëpunojë,” – tha Merkel ndërsa theksoi se me ikjen e saj nuk do të mungojnë miqtë e vendeve të rajonit që do të tregojnë të njëjtin përkushtim si kancelarja.

Ajo përmendi kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz, presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidentin francez Emmanuel Macron për të sqaruar se të gjithë kanë interes të lartë bashkëpunimi.

Sipas Merkel, çdo kancelar federal do të jetë mik i rajonit.

Ajo solli në vëmendje gjatë konferencës me kryeministrin Rama se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet, por gjërat mund të përshpejtohen brenda procesit.

Ndërkaq në konferencën e mbajtur tek Tirana Business Park, Rama tha se sa i takon miqve të rajonit, “Angela Merkel është një dhe nuk vjen më”.

“Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është alternativë e Procesit të Berlinit, nuk është një nismë në kontraditë me Procesin e Berlinit. Open Balkan është as më shumë e as më pak se një mekanizëm për të përshpejtuar Procesin e Berlinit,” – sqaroi kryeministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026