Kush do të garojë me logon e PD-së më 14 maj? Flet Ilirjan Celibashi
Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se aktualisht, Partia Demokratike ka përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logun dhe Indrit Sefën.
Këta dy persona, mbështesin grupimin e Enkelejd Alibeajt.
Por Celibashi, në një deklaratë për mediat, nënvizoi se nëse do të vijë një kërkesë për regjistrim të përfaqësuesve të tjerë, KQZ-ja do të vlerësojë legjitimitetin e dokumentacionit lë lëshuar nga gjykata.
“Ne kemi komunikim institucional me Partinë Demokratike. Deri në momentin që ne flasim, përfaqësues të PD-së në KQZ është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Por natyrisht që në kuadërtë komunikimeve qoftë edhe të karakterit profesional, kemi komunikime, qoftë e dheme Ivi Kason, qoftë me përfaqësues të tjerë të partive politike. Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ. Në çfarë kuptimi legjitimiteti? Në kuptimin që është apo nuk është ky person, me tagrin për të përcjellë në emër të PD-së, kërkesa të ndyshme, propozime.
Sot, janë përfaqësues të PD-së në KQZ, dy zotërinjtë që përmenda. Autorizimi që ata kanë, është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Në momentin që do vijë një kërkesë, qoftë edhe për regjistrimin e Partisë Demokratike, do të vlerësojmë legjitimitetin e personit që paraqet atë kërkesën. Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ-ja merr nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo nuk është një çështje që e vendos KQZ-ja. Ne do të vlerësojmë momentin që do kemi këto kërkesa, çfarë legjitimiteti ka një person, bazuar në një dokumentacion që nuk e prodhon KQZ-ja”, theksoi ai.
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026