Kush e kundërshtoi Berishën në mbledhjen e Kryesisë? Hoxha zbardh detajet

10 Shtator 2025 | 22:00

Në Euronews Albania është diskutuar këtë të mërkurë lidhur me rikthimin në Parlament të deputetëve më datë 12 shtator. Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, tha se nuk pati zëra kundër për vendimet që u morën në Kryesi, konkretisht mosnjohja e zgjedhjeve, hyrja në Parlament dhe ngritja e 2 komisioneve hetimore.

“Nuk ka pasur zëra kundër nga ajo që ka artikuluar Berisha pas mbledhjes. Për këtë lloj qasje të prezantuar në Kryesi për njohjen e zgjedhjeve duke hyrë në Parlament dhe qasjen e ngritjes së dy Komisioneve Hetimore parlamentare për çështjen “Mc Gonigal”,  për hetimin e zgjedhjeve të 11 majit , dhe hyrjen në Parlament, nuk ka pasur kundërshti dhe është pranuar nga të gjithë anëtarët e kryesisë”, tha gazetari.

Hoxha shtoi se kjo linjë veprimi do të prezantohet edhe në grupin parlamentar dhe në Këshillin Kombëtar. Megjithatë, Hoxha la hapësirë të kuptohet se në Këshillin Kombëtar mund të ketë zëra ndryshe.

“Kjo lloj qasje do të jetë në dy forumet e tjera, qoftë në Grupin Parlamentar, edhe në Këshillin Kombëtar, pavarësisht së në Këshillin Kombëtar mendoj personalisht se do ketë shfaqje të ndonjë prej rrymave që mund të dalë kundër kësaj”, shtoi Ardit Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026