Kush e liroi Dan Hutrën? Juristi: Ai njeri nuk duhet të vuante një dënim aq të vogël

4 Mars 2023 | 16:31

Juristi Bledar Dervishaj, analizoi në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania, veprimet e sistemit të drejtësisë mbi lirimin e Dan Hutrës.

Dervishaj tha se nga sa ai ka lexuar në lidhje me rastin, megjithëse nuk e ka parë të plotë dosjen, Hutra është liruar për akuzën e dhunës në familje për shkak të mbushjes së kohës së dënimit të dhënë nga gjykata.

“Rasti na tregon se ai ka dal nga qelia për shkak të mbarimit të afateve të burgimit të dhënë dhe për aq sa unë kam parë dhe lexuar është mbushur koha e dënimit të dhënë nga gjykata. Kjo ka bërë që ai të fitojë lirinë. Ja ku kaluan dy javë dhe ai realizoi planin e tij. I hidhja një sy legjislacionit dhe me thënë të vërtetën për sa i përket dhunës në familje kemi një legjislacion shumë të gjerë. Kemi një përmbledhje ligji për parandalimin e dhunës në familje”, tha Dervishaj.

Pyetjes se nëse prokurori duhet të kishte dhënë një dënim më të ashpër për Dan Hutrën, juristi tha se kjo do të dalë në dritë pas hetimit të nisur nga ILD.

“Unë bashkohem me ju si publik, kur e dëgjoj prekem, se ai duhet të qëndronte sa më gjatë të mundej, por duhet që ILD të vlerësojë dosjen dhe të verifikojë të gjitha veprimet proceduriale të prokurorit.

Që në regjistrimin e dosjes duhen parë a janë regjistruar faktet që tregojnë dënueshmërinë e tij më parë, një tërësi provash që e çuan prokurorin drejt kësaj akuza dhe jo drejt një akuze tjetër. Por me sa duket ky njeri nuk duhet të vuante një dënim kaq të vogël”, tha Dervishaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026