“Nuk jam penduar”, dëshmia e Dan Hutra para Gjykatës: Pse e vrava Etleva Kurtin

4 Mars 2023 | 11:20

Dan Hutra i cili vrau tre gra në Tiranë dhe plagosi tre të tjera të mërkurën e 1 marsit, nuk ka shfaqur pendesë para Gjykatës për krimin që ka bërë.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se Hutra para togave të zeza është shprehur se të gjitha vrasjet e plagosjet e i ka bërë me vetëdije të plotë.

Hutra ka theksuar se më parë e kanë dënuar për dhunë në familje por sipas tij autoritetet nuk kishin prova, arsye e cila sipas tij e ka shtyrë që të bëjë një krim të tillë.

40-vjeçari është ndalur te rasti i Etleva Kurtit ku ka thënë se këtë të fundit e ka vrarë pasi vëllai i saj ka dashur që ta helmojë kur ishte në burg.

“Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg.

I kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Për të gjitha ngjarjet kisha motivet e mia”- mësohet të ketë thënë Hutra.

Ky i fundit është lënë sot në burg ndërsa akuzohet për 5 vepra penale, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’, ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.

Krimi i Dan Hutrës tronditi mbarë opinionin publik, i cili mori jetën e 3 grave dhe plagosi 3 të tjera në Tiranë.

Hutra plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Po ashtu ai vrau në Kamzë shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe dhe në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë shtetasen M. G., 40 vjece, banuese në Astir.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026