Kush e pason Erdogan? Gazetari zbulon kandidatin kryesor

31 Gusht 2023 | 12:19

Gazetari, Sokol Brahaj, komentoi në studion e Euronews Albania rolin e Turqisë në marrëveshjen e drithërave dhe pritshmëritë e takimit mes ministrave të jashtëm mes dy vendeve.

Sergei Lavrov dhe ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, do të diskutojnë në Moskë, arritjen e një marrëveshjeje të re për drithërat.

Gjatë analizës Brahaj u ndal dhe te roli që një personazh si Hakan Fidan ka në politikën e brendshme turke, të cilin e cilësoi si “kutinë e pandorës” të presidentitErdogan.

“Ka mbi 10 vite që është shefi i inteligjencës turke dhe ka shumë infomacione, me gjithë ato kriza që ka pësuar Turqia, qoftë puçi, qoftë rrëzimi i avionave turq apo mosmarrëveshja me Amerikën, problemet me Greqinë, me Sirinë, ndërhyrja në Liban, “koka kryesore” apo “kutia e pandorës” së Erdogan ka qënë Hakan Fidan dhe për këtë është një imazh i ri, por sa do t’ia arrisi në politikë mesa shohim këto tre muajt e parë, Hakan Fidan nuk është një diplomat, do t’a mësojë rrugës dhe për këtë arsye  është shumë i rëndësishëm”, tha Brahaj.

Gjithahstu Brahaj tha Fidan është kandidati kryesor për një zëvendësim të mundshëm të Erdogan.

“Kemi pasur shumë pasues të Erdoganit në Turqi, por duhet thënë që Erdogan është një strateg shumë i zoti, 21 vite po i bën tashmë në qeveri dhe a do të jetë Hakan Fidan është shumë e vështirë për ta thënë pavarësisht se ka shumë drejtime të tjera. Karriera e tij në shumë vende të rëndësishme të shtetit turk tregon që ai mund të jetë por gjithësesi papritshmëria e Erdoganit nuk i dihet, por ai është kandidati më kryesor”, – tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026