Kush e “sabotoi” punën në Qukës-Qafë Plloçë

28 Tetor 2023 | 19:56

Në emisionin Money në Euronews Albania u paraqit këtë të shtunë një investigim mbi rrugën Qukës-Qafë Plloçë.

Për qeverinë shqiptare huan për ndërtimin e rrugës e dha Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim.

Zyrtarisht, punimet për ndërtimin nisën në korrik të vitit 2015 dhe shiriti duhej të pritej tri vite më vonë, por as kjo nuk ndodhi.

Inxhinieri i ndërtimit dhe Transportit Spartak Tarka, tha se mospatja e një projekti çoi në mos realizimin e fondit.

“Nga ajo që unë kam informacion, problemet janë të lidhura me projektin. Nëse një projekt është i saktë atëherë dhe fondi që nevojitet për të realizuar rrugën në rastin konkret është i përcaktuar. Unë di që nuk ka pasur një projekt dhe kjo ka çuar në mosrealizimin e fondit”, tha Tarka.

Drejtori i ARRSH, Ervis Berberi zbuloi dhe arsyet pse finacimi ishte llogaritur gabim.

“Me kalimin e kohës u vu re që nuk kishte projekt, nuk ishin marrë masa për mbrojtjen e skarpatave dhe më e rendësishmja ishte që mungonte financimi për të përfunduar “atë që ishte projektuar”. Kjo coi në premtimet e përhershme që rruga do mbarojë, do mbarojë, do mbarojë. Në momentin që erdhëm në qeveri pamë dhe konstatuam problemet që kishin lënë peng këtë rrugë, ku konstatimi kryesor ishte mospasja e projektit dhe financimit dhe arritëm pikën që po japim afate të mirëqena”, tha Berberi.

Sakaq inxhineri Romeo Nazarko u shpreh: “Ajo është një rrugë panoramike, që do t’i shërbejë zonës për zhvillimin e saj. Por, siç ka të mirat ka dhe të këqijat, sepse do të shkurtojë distancën, por jo kohën e lëvizjes, sepse aty do ecet me shpejtësi më të kufizuar. E gjithë vëmendja duhet të ishte përqendruar në korridorin 8 dhe kur të përfundohej ky i fundit, mund të vazhdohej me këtë rrugë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026