Kush e thyen hersin në Tiranë? Erion Veliaj zbulon emrat që dalin nga sondazhet
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës thotë se emrat e disa prej senatorëve socialiste janë vendosur poshtë listës së sigurt të kandidatëve për deputet për të siguruar vota përtej mbështetjes për PS.
Këtu ai iu referua Pandeli Majkos, Mimi Kodhelit dhe Fatmir Xhafajt që janë renditur në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Tiranës përkatësisht në vendin e 19, 21 dhe 23, kur i gjithë qarkun ka 36 mandate.
“Unë besoj se Pandeli Majko, Kryeministër dy herë, kryeministër i luftës me shumë reputacion ka edhe një logo të veten. Unë besoj se Fatmir Xhafaj, autor i një ndër reformave më të rëndësishme, reformës në drejtësi, ka një logo edhe përtej PS pasi ka një reputacion, ka influencë ka një rrejt njohjesh. Mimi Kodheli, 20 vite kontribut fantastik, ka qenë krahu i djathtë i Edi Ramës në bashki, pastaj Perfekte, në Parlament dhe ministre e Mbrojtjes”, u shpreh z. Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës i cilësoi këta emra si “baballarë” të PS që mund të mbledhin vota përtej partisë dhe sipas tij favorizohen edhe nga fakti se nuk mbajnë poste drejtuese.
I pyetur nga Ilva Tare se e beson se do ta thyejnë hersin, Erion Veliaj tha se përveç këtyre tre kandidatëve mund të ketë edhe emra të tjerë që sigurojnë vota të mjaftueshme për të përmbysur listën.
“Unë nuk vë baste, por unë besoj që do të kemi disa raste surprizash. Nga sondazhet që kam parë ka raste, përfshirë këta tre senatorë, por edhe disa personazhe të tjetër shumë simpatikë unë besoj se do ta thyejnë hersin”, përfundoi z. Veliaj.
Lexoni gjithashtu:
Erion Veliaj u përgjigjet akuzave për pastrim parash në sektorin e ndërtimit
Veliaj: Kam 6 vite që kërkoj debat me Bashën për bilancin e Bashkisë së Tiranës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:15 SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë