Kush është 28-vjeçarja që postoi videon virale të CEO-s që tradhtoi bashkëshorten?
Një video e realizuar gjatë një koncerti të grupit “Coldplay” po bën xhiron e rrjeteve sociale, pasi në të shfaqen CEO i kompanisë teknologjike “Astronomer”, Andy Byron, dhe drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Kristin Cabot, në një moment përqafimi.
Pamjet janë filmuar nga Grace Springer, një 28-vjeçare nga New Jersey, e cila po ndiqte koncertin në Boston bashkë me miqtë e saj.
Videoja u publikua në rrjete sociale dhe brenda pak orësh mori përmasa virale, duke kaluar mbi 46 milionë shikime dhe pothuajse 5 milionë pëlqime.
Në një intervistë për “The Sun”, Springer tha se nuk e kishte imagjinuar ndikimin që do të kishte videoja.
“Një pjesë e imja ndihet keq sepse kjo video ua përmbysi jetën këtyre njerëzve, por nga ana tjetër, ata luajnë lojëra budallaqe dhe fitojnë çmime budallaqe”, u shpreh ajo.
Momenti që u filmua u bë edhe më viral për shkak të reagimit të CEO-së, i cili, në çastin kur kuptoi se ishte në ekranin gjigant të koncertit, u fsheh pas një barriere. Ndërkohë, Cabot shihet teksa vendos duart në fytyrë, në dukje e turpëruar nga situata.
Byron, i cili është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, nuk ka bërë ende një deklaratë publike lidhur me ngjarjen. Ndërsa Springer, autore e videos, shtoi:
“Shpresoj që kjo të jetë një bekim i maskuar për bashkëshorten e tij – ndoshta një shans i dytë për lumturinë që meriton”.
Për momentin, as kompania “Astronomer” dhe as personat e përfshirë nuk kanë dalë me një reagim zyrtar lidhur me përmbajtjen apo pasojat e videos që tashmë është kthyer në një nga temat më të diskutuara në rrjet.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë