Kush është presidenti më i ri në historinë e Senegalit, vendi me dy Zonja të Para

3 Prill 2024 | 15:40

Ish-inspektori tatimor, 44-vjeçari, Bassirou Diomaye Faye është presidenti më i ri në historinë e Senegalit. Zgjedhja e politikanit të opozitës si president i ri i vendit sjell me vete dy risi për Senegalin: kjo është hera e parë – pas shpalljes së pavarësisë së vendit nga Franca në vitin 1960 – që zgjedhjet i fiton një përfaqësues i opozitës që raundin e parë të votimit. Dhe po ashtu është hera e parë që vendi ka zyrtarisht dy Zonja të Para.

Faye, i cili shfaqet shpesh në publik i veshur me veshjen e bardhë tradicionale, u shfaq në publik i shoqëruar nga dy bashkëshortet e tij Maria dhe Absa, jo vetëm në mitingun e fundit elektoral për të përshëndetur mijëra mbështetësit e tij që brohorisnin, por edhe pas ceremonisë së betimit si president.

Poligamia ka rrënjë të thella në kulturën senegaleze dhe Faye do ta shfaqë atë hapur edhe në pozicionin e tij në krye të shtetit

Bassirou Diomaye Faye premtoi “një ndryshim sistemik”, duke shtuar se beson që votuesit kanë shprehur “aspiratatën e tyre për një sovranitet më të madh, zhvillim dhe mirëqenie”.

“Rezultatet e zgjedhjeve treguan një dëshirë të thellë për ndryshim,” tha Faye pasi bëri betimin në detyrë. “Senegali do të jetë një vend shprese, në paqe dhe me një sistem drejtësie të pavarur dhe demokraci më të fortë,” tha ai.

Faye premtoi se do të rinegociojë kontratat e naftës, të gazit dhe të mineraleve me kompanitë e huaja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026