Kush ishin figurat e njohura shqiptare që u thamë “Lamtumirë” në 2025

31 Dhjetor 2025 | 14:54

Shqipëria e përjetoi vitin 2025 si një periudhë të rëndë humbjesh, ku brenda pak muajsh u shuan figura kyçe të politikës, artit, kulturës, medias dhe fesë. Emra që për dekada formësuan mendimin publik dhe identitetin kulturor të vendit, lanë pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën shoqërore shqiptare.

Viti nisi me një ndarje të madhe. Më 25 janar, në moshën 95-vjeçare, u nda nga jeta Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Një figurë qendrore e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ai kishte një ndikim të gjerë fetar dhe publik, shpeshherë edhe në debatet shoqërore.

Në muajin mars, politika humbi Andis Harasanin. Ish-deputeti dhe ish-drejtuesi i KESH-it u nda nga jeta më 9 mars, në moshën 53-vjeçare, në New York, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Pranvera solli humbje të mëdha për artin shqiptar. Më 3 prill, u shua Margarita Xhepa, një nga ikonat më të mëdha të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Ajo u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, vetëm një ditë pas ditëlindjes, duke lënë pas një trashëgimi artistike që shtrihet në mbi tetë dekada. Pak javë më vonë, më 23 maj, u nda nga jeta publicisti dhe historiani Artan Lame, pas problemeve të rënda kardiake, ndërsa më 24 maj u shua edhe regjisori Piro Milkani, një nga themeluesit e kinematografisë shqiptare.

Muaji qershor shënoi ndarjen nga jeta të Leka Bungos, regjisor, aktor dhe skenarist i njohur. Ndërsa në korrik, arti skenik humbi aktoren Violeta Sekuj, e cila u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare.

Vera dhe fillimi i vjeshtës u shoqëruan me humbje të njëpasnjëshme. Më 28 gusht, u nda nga jeta Naun Shundi, aktor, regjisor dhe dramaturg, pas një sëmundjeje të rëndë. Po gjatë këtij muaji, media shqiptare u trondit nga ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe analistit Artur Zheji. Në shtator, u shua kineasti Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të rëndësishëm të historisë së filmit shqiptar. Pas tij, arti humbi aktorin Enver Petrovci dhe më pas sopranon e njohur Luiza Çako.

Muaji tetor solli dy ngjarje që tronditën opinionin publik. Më 30 tetor u nda nga jeta Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit Fatos Kongoli, ndërsa më 31 tetor Shqipëria humbi ish-kryeministrin Fatos Nano. Një nga figurat më të rëndësishme të politikës pas viteve ’90, për ndarjen e tij u shpall edhe ditë zie kombëtare.

Goditja e fundit e vitit erdhi në fund të nëntorit. Më 26 nëntor 2025, u nda nga jeta këngëtari Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.

Kështu, 2025-a mbyllet si një nga vitet më të errëta për Shqipërinë, duke marrë me vete figura që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë, kulturën dhe jetën publike të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)

Një zbulim me vlera për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë e Selenicës, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji...
12:00 | 27/07/2026

Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër

Fotografi që dokumentojnë jetën e Elbasanit gjatë shekullit XX janë ekspozuar në oborrin e Muzeut Etnografik, duke sjellë para publikut pamje nga rrugët, tregtia, traditat...
12:58 | 26/07/2026

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026