Kush janë dy vrasësit shqiptarë me pagesë që u arrestuan në Athinë

28 Janar 2025 | 14:34

Policia greke jep deklaratë zyrtare për arrestimin e dy shqiptarëve të dyshuar si vrasës me pagesë në Athinë

Policia greke ka dalë zyrtarisht me një deklaratë për media lidhur me arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, të dyshuar si vrasës me pagesë.

Jenis Tulja, 44 vjeç, nga Tirana, dhe Mirjan Guveli, 45 vjeç, nga Saranda u arrestuan nga policia greke si autorët e vrasjes së 47-vjeçarit Irakli Davella dhe plagosjes së 46-vjeçarit Edi Lulo (alias Edmond Hysa) më 15 dhjetor 2024 në Athinë.

Dy shqiptarët që dyshohet të jenë vrasës me pagesë, u arrestuan në një operacion të zhvilluar në lagjet “Peristeri” dhe “Nea Smyrni” të Athinës. Ata akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë “organizatë kriminale”, “vrasje”, “armëmbajtje pa leje”, “falsifikim” dhe “mbajtje lëndësh narkotike”.

Sipas hetimeve të policisë greke, më 15 dhjetor 2024, dy shtetasit e arrestuar u janë afruar tre personave, të cilët ishin duke ecur në këmbë, dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre, duke shkaktuar vdekjen e 47-vjeçarit Davella dhe plagosjen e dy personave të tjerë, njëri prej të cilëve është identifikuar si 46-vjeçari Edi Lulo (alias Etmond Hysa). Pas krimit, ata janë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të dyshuarve, policia ka sekuestruar një sërë armësh, përfshirë dy armë “Kallashnikov”, një armë “Scorpions”, jelekë antiplumb, silenciatorë, fishekë dhe një sasi parash.

Materialet procedurale janë dorëzuar pranë autoriteteve përkatëse greke, të cilat do të vazhdojnë hetimet për të zbardhur aktivitetin kriminal të dy personave në fjalë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026