Kushi: Pagat e pedagogëve do të rriten me 15 për qind
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se qeveria ka vendosur që pagat e pedagogëve të rriten me 15 për qind, nga të cilat 7 për qind do të mbulohen nga buxheti i shtetit.
“Pjesa tjetër do të mbulohet nga vetë universitetet në varësi të të ardhurave. Pra, kufiri minimal i rritjes është 7 për qind dhe maksimal 15 për qind. Universitetet me autonominë që gëzojnë mund të propozojnë rritje mbi kufirin minimal, të cilën mund ta mbulojnë me të ardhurat e tyre. Për kërkimin shkencor mbështetja jonë do të vazhdojë dhe po diskutojmë për buxhetin e vitit 2023. Mbështetja do jetë edhe më e madhe. Duhet të kuptojmë se pedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë, por kanë edhe shumë mundësi të tjera. Pra, edhe nga programe të kërkimit shkencor të BE”, tha Kushi.
Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar, pedagogët zhvilluan sot një protestë në Tiranë, ku kërkuan plotësimin e disa kushteve në universitete.
Pedagogu Aleksandër Petre në deklaratën për media gjatë zhvillimit të protestës bëri një thirrje për kryeministrin duke thënë se pritën 20 ditë, do presin dhe 13 ditë të tjera dhe më 17 tetor nuk do të hyjnë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor.
Ndërkohë, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi i ka bërë thirrje Ramës për të përmbushur kërkesën e tyre të rritjes së pagës me 50% brenda dy viteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta