Kushi zhvillon takim me përfaqësues të universiteteve, ja për çfarë u diskutua
Sot në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit u zhvillua një takim me përfaqësues të universiteteve, për të diskutuar rreth hapjes së programeve të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike.
Ministria e Arsimit, së bashku me fakultetet që kanë programe studimi në fushën e arsimit, ngritën një grup të përbashkët pune për të hartuar bazat e programeve në fushën psiko-pedagogjike, bazuar në kriteret e përcaktuara që i hapin rrugën diplomave të njëvlershme, të ngjashme ose të përafërta me fushën e mësimdhënies në arsimin parauniversitar.
Pas këtij procesi, ministria do të bëjë vlerësimin dhe miratimin e programeve të përshtatshme dhe brenda vitit të ardhshëm akademik këto programe do të hapen, duke u dhënë këtë mundësi të gjithë të interesuarve.
Pak ditë më parë u miratua udhëzimi i ri, i cili mundëson që profesionin e mësuesit ta ushtrojnë edhe profesionistë të diplomuar në dy cikle, Bachelor dhe Master, në fusha të ndryshme.
Bëhet fjalë për fusha si Gjuhë Shqipe-Letërsi, Gjuhë e Huaj, Matematikë, Biologji, Kimi, Fizikë, Shkenca Sociale, Qytetari, Filozofi, Histori, Gjeografi, Ekonomi, Muzikë, Art Pamor, Kërcim, Teatër, Edukim Fizik dhe TIK.
Të gjithë ata që kanë mbaruar degët e sipërpërmendura mund të ushtrojnë profesionin e mësuesit, pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik, i cili do të mundësohet nga fakultetet e edukimit në institucionet e arsimit të lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta