Kushte të reja për turistët, kontroll aktivitetit 5-vjeçar në Facebook
Turistëve nga një duzinë vendesh të botës mund t’u kërkohet të ofrojnë aktivitetin e 5-vjeçarit të fundit në Facebook, si kusht për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Kushti i ri do të prekë ato vende, qytetarët e të cilave mund të vizitojnë Amerikën për 90 ditë pa vizë, për sa kohë kanë plotësuar një Sistem Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit, ESTA.
Me t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë në janar, presidenti Donald Trump ka ashpërsuar kontrollet në kufijtë amerikanë, duke cituar si motiv sigurinë kombëtare.
Analistët amerikanë thonë se plani i ri mund të kthehet në një pengesë për vizitorët, ose të dëmtojë të drejtat digjitale të tyre.
Amerika pret një fluks madhor turistësh të huaj vitin e ardhshëm, pasi do të mbajë Kupën e Botës në futboll bashkë me Kanadanë dhe Meksikën, ndërkohë që në vitin 2028 në Los Anxheles do të zhvillohen Lojërat Olimpike.
Drafti u dorëzua nga agjencia për Mbrojtjen e Kufijve dhe Doganat dhe Departamenti për Sigurinë e Brendshme, pjesë e të cilës është agjencia.
Mediat amerikane raportuan se ai u shfaq në Regjistrin Federal, që është dhe gazeta zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Në bazë të draftit, që nuk jep shpjegime mbi atë që do të kërkohet, aplikantët do të duhet të ofrojnë edhe aktivitetin e 5 viteve të fundit të tyre në rrjetin social.
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat