Kushtetuesja e Francës refuzon kërkesën për referendum për reformën e pensioneve
Organi më i lartë kushtetues i Francës e hodhi poshtë më 5 maj tentimin e fundit të opozitës për ta zhbërë reformën e presidentit francez, Emmanuel Macron, për ta rritur moshën e pensionimit në 64 vjeç. Kushtetuesja tha se kërkesa për referendum nuk i plotësonte kriteret e nevojshme.
Kjo ishte hera e dytë që Këshilli Kushtetues hodhi poshtë planin për ta rikthyer moshën e pensionimit në 62 vjeç nëpërmjet një referendumi të mundshëm ose një projekt-ligji të ri.
Nëse do të ishte aprovuar kërkesa, procesi do të ishte i gjatë dhe nuk do ta ndalte hyrjen në fuqi të ligjit të Macronit.
Këshilli Kushtetues vendosi se referendumi i propozuar nuk trajton një “reformë në politikat sociale … dhe për këtë arsye gjykon se ajo nuk i plotëson kushtet” të përcaktuara në Kushtetutën franceze.
Anëtarët e opozitës, kryesisht nga krahu i majtë, donin të nisnin një proces kompleks me shpresën për ta kundërshtuar ligjin e pensioneve të Macronit, që u miratua muajin e kaluar pavarësisht protestave të vazhdueshme në mbarë Francën.
LEXONI GJITHASHTU:
U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)