Kuvendi i Kosovës nuk kalon amendamentet e Osmanit, thirret seanca e jashtëzakonshme

5 Mars 2026 | 21:52

Ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani – që presidenti i Kosovës të zgjidhet përmes votës së popullit e jo nga Kuvendi – nuk kanë kaluar.

Të pranishëm ishin vetëm 93 deputetë, përfshirë 9 nga komuniteti joshumicë, nga 120 deputetë sa ka Kuvendi.

Për kalimin e tyre nevojiteshin votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Në seancë munguan deputetët e Listës Serbe, e cila ka 9 vende.

Prandaj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk i hodhi fare në votim amendamentet dhe tha se do të ketë seancë të re e cila do të nisë në orën 22:00.

Nuk është e qartë nëse pas 30 minutave do të ketë deputetë të mjaftueshëm për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese në votim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që...
11:03 | 29/06/2026

Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë një efektiv policie, Rexhep Gashi, i cili u godit në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Policia e Kosovës...
10:35 | 29/06/2026

Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari

Një armë zjarri është sekuestruar nga Policia e Kosovës pas raportimit për të shtëna me armë në fshatin Jezerc të Ferizajt. Sipas policisë, rasti ka...
09:48 | 29/06/2026