Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancë të posaçme për 100-vjetorin e KLSH

20 Maj 2025 | 11:03

Kuvendi i Shqipërisë organizoi këtë të martë një seancë të posaçme parlamentare në nder të 100-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), institucioni më i lartë i auditimit të financave publike në vend.

Në seancë ishin të pranishëm dhe diplomatë të ndryshëm të akredituar në Tiranë, përfishirë dhe kreun e misionit të BEnë Shqipëri, Silvio Gonzato.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti një fjalim përshëndetës në seancë, duke vlerësuar rolin e KLSH-së si një partner kyç në forcimin e mirëqeverisjes, transparencës dhe integrimit europian të vendit.

“Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë Kontrollin e Lartë të Shtetit si një institucion kushtetues, një partner në përpjekjet tona për zhvillim dhe rritje ekonomike, për të rritur performancën financiare, për mbështetjen e sundimit të ligjit, mirëqeverisjes dhe për të përshpejtuar ritmet e integrimit europian të Shqipërisë,” u shpreh Spiropali.

Duke folur për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Spiropali theksoi se ky proces përfaqëson jo vetëm përmbushjen e një rrugëtimi të gjatë, por edhe fillimin e një etape të re për të gjitha institucionet shqiptare si pjesë e familjes europiane.

Ajo nënvizoi rëndësinë e pavarësisë institucionale, duke e cilësuar atë si thelbësore për funksionimin demokratik, krahas transparencës dhe llogaridhënies.

“Deviza e bashkëpunimit tonë përmblidhet në tre fjalë: pavarësi, mbështetje, partneritet,” tha Spiropali, duke shtuar se Kuvendi dhe KLSH ndajnë të njëjtin vizion për rritjen e efikasitetit të mbikëqyrjes parlamentare.

Në përfundim, kryetarja e Kuvendit shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim më të ngushtë me KLSH, në funksion të forcimit të menaxhimit të financave publike dhe luftës kundër keqmenaxhimit dhe abuzimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026