Kuvendi miraton 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, rrëzohen 6 propozime të opozitës

20 Shkurt 2026 | 08:00

Seanca plenare në Kuvend është mbyllur në orën 04:15 të mëngjesit të së premtes. Seanca nisi punimet me zhvillimin e një interpelance me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, në lidhje me Parkun Teknologjik “Durana”.

Pas zhvillimit të interpelancës, punimet plenare vijuan me shqyrtimin e tetë projektligjeve dhe pesë projektvendimeve. Kuvendi gjithashtu ka miratuar anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Me 74 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan projektvendimin për zgjedhjen e Selami Xhepës si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.

Me 72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim, u miratua kandidatura e Holta Zaçajt, e cila do të bëhet pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të bankës qendrore.

Me 74 vota pro, 17 kundër dhe asnjë abstenim, u emërua Ervin Mete si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës. Me 73 vota pro, 18 kundër dhe asnjë abstenim, u miratua Jonida Priftit si anëtare.

Projektvendimi për zgjedhjen e Matilda Shehut u shty për në një seancë tjetër plenare, me kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

6 projektligjet e propozuara nga opozita, u rrëzuan. Dy prej tyre ishin të propozuara nga Ina Zhupa “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” dhe “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Dy nga Jorida Tabaku “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për statusin e minatorit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026