Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

12 Mars 2026 | 11:25

Me 82 vota kundër dhe 47 pro Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Deputetët e PD protestuam menjëherë kundër këtij vendimi duke u grumbulluar pranë foltores me pankarta kundër qeverisë.

Anëtari i Këshillit të Mandateve dhe njëkohësisht deputeti i PS-së Ulsi Manja i cili prezantoi në seancë raportin për imunitetin e Belinda Ballukut tha se masa personale nuk prodhon asnjë efekt real juridik.

“Raportin tonë e kemi bërë publik. Më lejoni që të shpreh qëndrimin tim lidhur me raportin e pakicës. Kam që nga viti 2013 në këtë Kuvend dhe kjo është kërkesa e shtatë për deputeten Belinda Balluku. Nuk ka në këtë sallë raport më të detajuar me faktet dhe provat të prokurorisë, e cila bie ndesh me rregullat e Kuvendit. Këtë raport nuk e kam dëgjuar nga deputetët e opozitës, as në vitin 2023 ku kishim kërkesën nga Prokuroria e Posaçme për një tjetër deputet”, tha Manja.

Nga ana e opozitës ishte deputeti Oerd Bylykbashi që lexoi raportin plenare raportin rekomandues të përfaqësuesve të opozitës të Këshillit të Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e deputetes Belinda Balluku.

Ai kërkoi që Kuvendi të votojë por heqjes së imunitetit dhe t’i hap rrugën drejtësisë për të vijuar hetimet. Bylykbashi tha se ruajtja e imunitetit të deputetes Belinda Balluku do të përbënte një goditje për integrimin e vendit dhe vetë reformën në drejtësi. Bylykbashi theksoi gjithashtu se vendimet e Kuvendit duhet të mbrojnë interesin publik, reputacionin e Parlamentit, të mos pengojnë drejtësinë dhe të respektojnë kompetencat e sistemit gjyqësor.  

Paralelisht me seancën opozita ka organizuar një protestë jashtë ambienteve të Parlamentit. 1500 efektivë policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026