Banorët e La Palma kërkojnë rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga vullkani
Vullkani në ishullin La Palma vazhdon të jetë aktiv dhe ka shkatërruar jetën e mijëra personave.
Pas dy javësh që kur La Cumbre Vieja filloi të shpërthejë, llava e vullkanit shkatërroi më shumë se 1.000 ndërtesa dhe detyroi mbi 6.000 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Megjithatë shumë prej këtyre banorëve dëshirojnë të kthehen dhe të rindërtojnë shtëpitë e tyre.
Manuel Perera, një arkitekt dhe shef i planifikimit urban në Los Llanos de Aridane, zona më e goditur në anën perëndimore të ishullit thotë se këto lloj vullkanesh shpërthejnë ku të duan.
“Rregullorja e vetme në lidhje me të drejtën për rindërtim ka të bëjë me llavën e ftohur, e cila duhet respektuar si – një hapësirë natyrore e mbrojtur – që do të thotë se askush nuk mund të ndërtojë mbi të”, – thotë Perera.
“Unë nuk do të shkoj askund”, këmbëngul Pedro Antonio Sanchez, një banor 60-vjeçar
Nga ana tjetër, presidenti i Ishujve Kanarie, Angel Victor Torres u shpreh se ka zona të tëra të populluara dhe shumë banorë, të cilët kanë rrënjë atje, duan të qëndrojnë.
“Po përgatitet një projektligj që do ta klasifikojë këtë tokë si të përshtatshme për zhvillim, në mënyrë që të lejojë rindërtimin e rregullt të zonave që janë shkatërruar”, cilësoi presidenti Torres.
Gjatë dy shpërthimeve të fundit në La Palma në 1949 dhe 1971, pati shumë pak dëme, kryesisht sepse dendësia e popullsisë ishte shumë më e ulët.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve