Lagështi dhe myk në qendrën shëndetësore të fshatit Mollas në Cerrik

21 Janar 2024 | 19:09

Fshati Mollas në Cerrik nuk ka një qendër shëndetësore që të plotësojë parametrat për shërbim cilësor. Mungesa e investimit e ka degraduar godinën, e cila është në kushte skanadaloze.

Qendra shendetesore e fshatit Mollas në Cerrik ështe jashtë çdo standardi higjeno sanitar. Në mjediset e jashtme, duket qartë prania e lagështirës në fasadë, ndërsa situata në brendësi është edhe më e keqe.

Banorët e kësaj zonës sota, ankohen se nuk mund të marrin shërbim dinjitoz, i cili në rastin konkret vlen edhe si garanci për shëndetin e tyre.

“Janë bërë jo një por shumë kërkesa për riparimin dhe rikonstruksionin e godinës. Gjithmonë jemi me shpresa se na është dhënë një llaf që edhe mund të bëhet një godinë e re. Prandaj edhe nuk po ndërhyet në riparimin e saj”- theksoi Shpëtim Çela, mjek.

Mjekët e qendrës shëndetësore Mollas në Cerrik pranojnë realitetin, të pafuqishëm për të ndryshuar diçka teksa janë ngopur me premtime që nuk u bën kurrë realitet.

“Ka më shumë se 10 vjet, jemi ne pritje tashi ose do të bëhet rikonstruksion, një fjalë na është thënë që mund të bëhet një godinë e re, shpresojmë.”- shtoi mjeku.

Shërbimi për banorët e Mollasit jepet vetëm në katin e parë të godinës, pasi aty situata është pak me e mirë. Edhe Qendra Shëndetësore e Selitës ndodhet në të njëjtën situatë. Fatkeqësisht mungesa e investimeve nga qeveria bie mbi kurrizin e qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026