‘Lagjeve të shpirtit’, ekspozita që rrëfen qytetin e dikurshëm të Vlorës

8 Dhjetor 2021 | 16:09

Si ka qenë Vlora dikur, sa shumë ka ndryshuar qyteti bregdetar dhe si e kujtojnë dy të rinjtë që janë rritur e aty, është kjo pikënisja e ekspozitës më titull “Lagjeve të Shpirtit”.

Fotografi Julian Bleta dhe piktori Roland Runaj, kanë zgjedhur ta rrëfejnë nëpërmjet tablove, vende në Vlorë që ata i njohin më mirë dhe që shkojnë përtej asaj që të gjithë dinë nga ky qytet historik.

“Lidhja është shpirtërore. Çdo lagje ka një memorie, një lidhje personale. Nuk është thjesht Vlora Historike apo vitet që ne nuk kemi jetuar. Janë lagjet ku kemi shkelur e jemi rritur. Është memoria kolektive e brezit tonē. Është historia e vjetër por edhe ajo moderne, si janë transformuar lagjet. Gjithsecili gjen veten e tij, kujtimet e tij”, thotë piktori Sinkron Roland Runaj.

“Pikturēn që kam më përzemēr, nga e cila merr emrin edhe ekspoxita është lagja ‘Partizani’ ku jam rritur, ku kam kaluar fëmijërinë, luanim me shokët është emocion. Është njē autoportret i imi, tani e shikoj me sytë e një të rrituri, pas paletës së artistit”, shton ai.

Në objektivin e Julian Bletës, janë fiksuar hapësira dhe detaje që zor jetojnë në memorien e qytetarëve. Fotot janë aty tashmë si fakte, për të dëshmuar ndryshim.

“Jam munduar te kap historinë e gjitha lagjeve. Kemi kapur çfarë ka mbetur nga të gjitha lagjet. E kemi nisur prej 4 vitesh kur qendra historike nuk ishte kjo, dhe kemi kapur të gjitha ndryshimet”, thotë fotografi.

Në këtë ekspozitë, ku ndërthuren fotografia dhe piktura, po ashtu dallohet qartë edhe arkitektura e godinave të vjetra, ku bashkë me të çohet edhe mesazhi për ruajtjen e së vjetrës dhe të kaluarës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026