Lajçak: U pajtuam me kryenegociatorin Bislimi për hapat e parë drejt shtensionimit
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak, tha të hënën se ka rënë dakord me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri, pa dhënë më shumë hollësi rreth tyre.
“Zhvillova diskutime të ngjeshura sot në Bratislavë me zotin Bislimi rreth shtensionimit të situatës në veri të Kosovës sipas kërkesave evropiane të shtruara me tre qershor si dhe për rrugën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog”, shkroi ai në Twitter.
Zoti Bislimi tha në një njoftim në rrjete sociale se ka biseduar me zotin Lajçak rreth hapave të ardhshëm për zbatimin “e plotë dhe dhe të drejtë” të marrëveshjes dhe planit të zbatimit të saj.
“U pajtuam për hapat e nevojshëm për të siguruar shtensionimin efektiv dhe sipas ligjit, për përqendrimin në normalizim dhe zbatim të sundimit të ligjit”, shkroi ai në Twitter.
Zoti Lajçak gjatë vizitës në Prishtinë e Beograd javën që shkoi paralajmëroi se përpjekjet e diplomacisë perëndimore për shtensiomin e situatës dhe kthimin e palëve në dialog do të vazhdojnë.
Perëndimi kërkon uljen e tensioneve përmes një plani evropian që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar