“Lajme të këqija nga Ukraina”, Stoltenberg: Lufta ka disa faza, duhet të përgatitemi

4 Dhjetor 2023 | 15:55

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëron zhvillime jo pozitive nga fronti i Luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për median gjermane, shefi i NATO-s deklaroi se aleatët e Aleancës duhet të përgatiten për lajme të këqija nga Ukraina. Stoltenberg nuk dha detaje se për çfarë lajmesh e kishte fjalën, por deklarata e tij duket se lidhet me dështimin e kundërofensivës.

Gjatë muajve të verës, Ukraina nisi kundërsulmin ndaj forcave ruse duke synuar të merret gjithë territorin e pushtuar. Por avancimi i trupave ukrainase nuk ishte në nivelin më të mirë të mundshëm. Ditët e fundit, Presidenti Ukrainas, Zelenski ka kërkuar më shumë fonde dhe ndihma për luftën. Ai ka deklaruar se SHBA dhe BE nuk kanë dërguar gjithë armatimet e duhura dhe kjo ka sjellë më pak efikasitet në luftime.

Analistët ndërkombëtarë nga ana tjetër, deklarojnë se konflikti në Lindje e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit ka larguar vëmendjen ndërkombëtare nga Lufta në Ukrainë. Rusia ka nisur sulme të ashpra me dronë kamikazë të prodhuar në Iran.

Dimri i ashpër në Ukrainë, pritet të vështirësojë dhe më tepër luftimet dhe furnizimin me armë të Ushtrisë Ukrainase. Pavarësisht kësaj, presidenti Zelenski ka deklaruar se nëse armët nuk vijnë nga SHBA dhe BE, Ukraina është në gjendje t’i prodhojë vet nëse u jepen materialet dhe fondet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026