Stolterberg pas takimit me Vuçiçin: Dy palët të përmbahen nga tensionet
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg, ka thënë të mërkurën se është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet në Kosovë, dhe që të dyja palët të përmbahen nga dhuna.
Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që e ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ne besojmë se dialogu [mes Kosovës dhe Serbisë] duhet të rifillojë”, ka shtuar ai.
Ai ka rikujtuar se NATO-ja e ka rritur prezencën e misionit të saj në Kosovë, KFOR, për shkak të tensioneve të fundit në veri.
“Ne do të vazhdojmë ta ruajmë paqen, siç e parasheh mandati ynë”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se forcat e NATO-s do të jenë aty për ta kryer mandatin që e parashohin Kombet e Bashkuara.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është shumë i shqetësuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, dhe i ka kërkuar NATO-s që, përmes KFOR-it, të ofrojë siguri për serbët që jetojnë aty.
Sipas tij, Beogradi beson që, “veprimet e papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës”, janë arsyeja kryesore e zhvillimeve të fundit.
Takimi mes Stoltenbergut dhe Vuçiqit është zhvilluar në ditën kur i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar në Bruksel me kryenegociatorët e të dyja vendeve: Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.
Takim trepalësh nuk ka pasur.
Gjatë ditës, Lajçak është thënë të jetë takuar edhe me Vuçiqin.
Situata në veri të Kosovës zonë e banuar me shumicë serbe është tensionuar qysh në fund të majit, kur Policia e Kosovës ka asistuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut të hynin në ndërtesat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.
Tensionet kanë kulmuar në dhunë më 29 maj, kur protestuesit serbë në Zveçan janë përleshur me ushtarë të KFOR-it.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë