Lajthiza prezanton linjën e parë në Europë, sistem “ErgoBloc” për paketimin 5 litra

6 Shtator 2025 | 14:44

Kompania shqiptare “Lajthiza” ka vënë në funksion linjën e parë në Europë dhe në botë për paketimin e ujit në shishe prej 5 litrash, të parën e këtij lloji me kapacitet prej 12 mijë shishesh në orë.

Linja e re është e prodhuar nga kompania gjermane KRONES, me teknologjinë higjenike dhe pa kontakt ErgoBloc.

“Kjo është faza e tretë e investimeve, që kanë filluar në trevjeçarin e fundit dhe konsiston në prodhimin e produkteve të reja, që përfshijnë ujë me vitamina, pije freskuese dhe lëngje premium me ambalazhime PET dhe kanaçe. Jemi krenarë që kemi përmbushur kontratën tonë me konsumatorin”, thotë Thanas Siveri, Administrator i kompanisë ‘Lajthiza Invest’.

Ky sistem inovativ integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe kursim të energjisë.

Sistemi është shumë funksional, i aftë të përpunojë formate dhe materiale të ndryshme shishesh, madje edhe deri në 100% PET të ricikluar.

Me këtë investim, Lajthiza ka siguruar një teknologji të avancuar për dekadat e ardhshme.

Përfaqësuesi i kompanisë gjermane KRONES u shpreh se kjo teknologji është më e avancuara në treg, me higjienë maksimale.

“Që nga viti 2008, kompania ‘Lajthiza’ ka filluar bashkëpunimin me kompaninë gjermane ‘Krones’ dhe çdo dy vite ka investuar në linja të reja. Sot është në funksion edhe linja më e re e prodhuar nga KRONES, me teknologjinë më të avancuar ErgoBloc. Ky sistem inovativ integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe kursim të energjisë”, thotë Craciun Cristian Nicolae.

Falë këtij investimi, Lajthiza arrin një kapacitet mbushjeje prej mbi 2 milionë litra në 24 orë, duke vendosur një rekord të ri në rajon. Kjo arritje e klasifikon Lajthizën mes kompanive më moderne të industrisë së ujit në Europë dhe Ballkan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026