Lampedusa, toka e shpëtimit për afrikanët

26 Gusht 2023 | 14:43

Transferimi i emigrantëve nga ishulli i Lampedusas në vende të tjera në të gjithë Italinë është mënyra e vetme për të lehtësuar presionin në qendrën lokale të pritjes që shpesh mbipopullohet.

Ky grup, pasi qëndroi 24 orë në ishull, u dërgua në qytetin siçilian të Porto Empedocle.

Shumica e tyre janë emigrantë nën-saharianë që janë larguar nga Tunizia pas një vale sulmesh raciste kundër afrikanëve me ngjyrë.

Këto dy gra janë nga Bregu i Fildishtë dhe Burkina Faso dhe janë njohur këtu në Lampedusa.

“Tunizianët nuk donin të më shihin atje. Nuk na pëlqenin dhe ne nuk ndiheshim të mirëpritur,  prandaj u largova. Unë nuk u deportova në shkretëtirë, por miqtë e mi po. E dimë që shumë njerëz kanë vdekur atje,” – u shpreh njëra prej tyre.

“U largova nga Burkina Faso për shkak të luftës. Shkova në Tunizi që më pas të nisesha për në Itali. Atje ishte shumë e vështirë pasi ata nuk i pëlqejnë njerëzit me ngjyrë,” – tha tjetra.

Shpesh emigrantët duhet të qëndrojnë në radhë derisa të gjithë pasagjerët, përfshirë turistët, zbresin nga anijet.

Vendasit kanë ndjenja të përziera për emigrantët që vijnë në ishull. Ata na thanë se mënyra se si këto zbarkime po menaxhohen tani nga autoritetet lokale është përmirësuar, në krahasim me ditët e para. Dhe nëse nga njëra anë duket sikur ata janë mësuar të shohin mbërritjen e këtyre emigrantëve, nga ana tjetër,  janë të shqetësuar për reputacionin e ishullit dhe për opinionin e vizitorëve.

“Këtu ka shumë solidaritet mes vendasve, ata meritojnë çmimin Nobel për paqen. Kur vjen sezoni i verës, shumë njerëz anulojnë rezervimet e tyre pas një fushate të keqe reklamuese. Dhe kjo mund të bëhet problem për shumë prej tyre,” – tha një burrë

Ishin fillim vitet 90 kur emigrantët e parë zbarkuan në ishull. Të mirëpresësh njerëz të rinj është në fakt pjesë e ADN-së së ishullit. Kur nuk ekzistonte ende një qendër pritjeje, familjet vendase i mbanin në shtëpitë e tyre emigrantët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026