Largimi i shqiptarëve, profesor Ardian Civici zbulon prirjen e “frikshme” tek të rinjtë
Shumë qytetarë shqiptarë kanë zgjedhur të largohen nga vendi, dhe ajo që i shtyn drejt kësaj rruge janë shumë faktorë, mes tyre dhe mungesa e shpresës. Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici i pranishëm në “Ilva Now” tha se emigracioni i ka rrënjët që në vitet ’90, por sot ky fenomen shfaqet me karakteristika të tjera.
Ai tha se aktualisht nuk po largohen vetëm të varfrit, por janë edhe shtresat e mesme dhe ato të larta, të cilat kanë një arsimin të caktuar.
“Fillimisht ishte migracioni në kërkim të lirisë në vitit ’90, pastaj emigracioni për shkak të ngjarjeve të ’97-98, ndërsa tani kemi të bëjmë me një emigracion të një lloji të veçantë, ku dominojnë moshat e reja, për më tepër janë moshat 20-30 vjeçare. Karakteristikë e dytë është që nuk largohen masivisht vetëm varfrit, por po largohen shtresa e mesme, por deri diku edhe shtresa e pasur. Nuk është arsyeja vetëm ekonomike. Ka një arsye të përgjithshme se emigracioni tani është më i lehtë. Pjesa e madhe e atyre që ikin kanë një mbështetje. Shumica ikin edhe për një arsim dhe për një shëndetësi më të mirë, por edhe për një pagë më të mirë”, tha ai.
Profesori Civici tregoi një fenomen shqetësues, ku sipas tij shumë të rinj nuk janë të interesuar për të vijuar shkollimin në Shqipëri.
“Ne bëjmë takime me gjimnazistët për t’ju ofruar ofertat universitare, dhe ka dy tre vjet që është fakti se pjesa më e madhe e tyre nuk janë fare të interesuar se ku do shkojnë në universitet, sepse kur bisedohen me ta, të thonë se do ikin jashtë. Ne kemi humbur me milionë muaj shkollim, që i mungon Shqipërisë me këta njerëz që kanë ikur. Mbi të gjitha nuk gjen optimizëm”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Koordinatori i GIZ: Vetëm 1% e shqiptarëve kanë marrë azil në Gjermani
Në kërkim të ëndrrës evropiane! Gjermania, destinacioni kryesor i të rinjve shqiptarë që largohen
Shqipëria po “zbrazet”, tkurret numri i popullsisë
Fshati i vilave bosh, më shumë se 50% e banorëve janë larguar
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta