“Lartësojnë tmerret e Holokaustit”, Australia ndalon simbolet naziste

8 Qershor 2023 | 14:05

Australia ka bërë të ditur më 8 qershor se do ta prezantojë një vendim për t’i ndaluar simbolet naziste në vend, në tentim për t’i luftuar grupet ekstremiste të krahut të djathtë.

Paraqitjet publike të svastikës ose simboleve të SS-it do të dënohen me deri një vit burgim. Megjithatë, në këtë ligj nuk do të përfshihet edhe përshëndetja naziste.

Simbolet naziste tashmë janë të ndaluara në shumë shtete, por Australia ka bërë të ditur se tani ato nuk do të lejohen askund në vend.

Ky vendim vjen në një periudhë kur Australia po përballet me një ringjallje të aktivitetit të së djathtës ekstreme.

Në mars, një grup neo-nazistësh morën pjesë në një tubim në Melburn të organizuar nga Kellie-Jay Keen-Minshull e cila njihet për kundërshtimin e saj ndaj të drejtave të transgjinorëve dhe u panë teksa bënë përshëndetje naziste në shkallët e Parlamentit Viktorian.

Keen-Minshull mohoi akuzat për lidhjet me këtë grup, por ngjarja nxiti thirrjet për përpjekje më të mëdha për t’i luftuar simbolet dhe ideologjitë naziste.

“Nuk ka vend në Australi për simbolet që lartësojnë tmerret e Holokaustit”, tha Prokurori i përgjithshëm, Mark Dreyfus, teksa prezantoi legjislacionin e ri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026