Lautaro “heroi” i zikaltërve, Interi fiton për herë të 8-të Superkupën e Italisë

23 Janar 2024 | 12:29

Superkupa e Italisë ka shkuar në favor të Interit për të tretin sezon radhazi, me zikaltrit që u përballën në finale me Napolin. Një finale e cila u luftua nga të dyja skuadrat, por me kampionët në fuqi të Serisë A, ndikuar këtu nga mungesat, por që ishin të pafat.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa rastet për shënim ishin thuajse zero. Në fraksionin tjetër, të dyja ekipet ishin kërkuese, e të hedhura në sulm, por kur u duk se gjithçka do t’i lihej shtesës, ishte Lautaro Martinez që ktheu në gol një pasim të ardhur nga krahu i djathtë. Argjentinasi në rrëmujë arriti të ndalte sferën në rrjetë, duke i dhënë avantazhin të tijve, rezultat që nuk ndryshoi.

Me këtë fitore, zikaltrit regjistrojnë triumfin numër 8 në kupën e Italisë, ndërsa janë rikonfirmuar pas dy sezoneve të mëparshme ku fituan në finale ndaj Milanit dhe Juventusit. Në anën tjetër, napoletanët humbasin një tjetër finale si ajo e 2020, ku asokohe i mposhtte Juventusi. Sa i përket performancës në fushë, lojtari më i vlerësuar ishte Lautaro Martinez, tek Napoli portieri Gollini, ndërsa nuk pati asnjë minutë për Kristian Asllanin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026