Lavrov flet për takimin Trump-Putin: Do të flasim qartë, Moska nuk bën hamendësime

15 Gusht 2025 | 13:38

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të premten se Rusia do t’i dërgojë një mesazh të qartë Shteteve të Bashkuara gjatë samitit dypalësh që do të zhvillohet në Alaska mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump.

Duke folur për mediat menjëherë pas mbërritjes në Anchorage, Lavrov theksoi se Moska ka një qëndrim të qartë dhe të argumentuar, të cilin do ta paraqesë në mënyrë të strukturuar gjatë takimit në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson.

“Ne kurrë nuk përpiqemi të parashikojmë rezultatin apo të bëjmë hamendësime,” tha Lavrov, duke komentuar edhe mbi deklaratat e Trump se ekziston një mundësi 25% që negociatat të dështojnë. E dimë që kemi argumente dhe një pozicion të kuptueshëm. Do ta paraqesim atë,” shtoi ai.

Samiti në fjalë shënon një moment historik, pasi është hera e parë që një udhëheqës rus viziton Alaskën – dikur territor i Perandorisë Ruse, i cili iu shit SHBA-së në vitin 1867.

Lavrov tha se e kishte vizituar më parë Alaskën, ndërsa nënvizoi rëndësinë e kontakteve paraprake të zhvilluara nga i dërguari amerikan, Steve Witkoff.

“Shpresoj se do ta vazhdojmë këtë bisedë të dobishme,” përfundoi shefi i diplomacisë ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026