Lavrov në Korenë e Veriut, Kina mbështet Rusinë në luftën me Ukrainën

13 Korrik 2025 | 10:58

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka ofruar Moskës “mbështetje të palëkundur” në luftën e saj në Ukrainë, sipas raportimeve të mediave shtetërore.

Në bisedimet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Korenë e Veriut, Kim ka thënë se Pheniani është në linjë me “të gjitha veprimet e udhëheqjes ruse” për të luftuar “rrënjën e problemit të krizës ukrainase”.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se Pheniani i ka dërguar rreth 11.000 trupa ushtarake në Rusi vitin e kaluar për të luftuar kundër Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nisur luftën në shkallë të plotë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë Veriore, KCNA, Kim dhe Lavrov janë takuar të shtunën “në një atmosferë të ngrohtë miqësore”.

Lideri koreanoverior ka shprehur “besimin e plotë që ushtria dhe populli rus do të fitojnë në plotësimin e këtij synimi për mbrojtje të dinjitetit dhe interesave bazike të shtetit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026