LDK do të qëndrojë në opozitë, thotë Abdixhiku
Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se partia që ai drejton do të qëndrojë në opozitë dhe do të respektojë vullnetin e popullit të shprehur me votë më 9 shkurt.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se qëndrimet e LDK-së mbesin të njëjta për sa i përket formimit eventuale të qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve.
“Pavarësisht të gjithave, siç e thash në konferencën e natës së zgjedhjeve, ky rezultati nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën; sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë. Do t’i respektoj këto preferenca, sepse nuk di ndryshe! Qëndrimet e mia e të LDK-së paraelektorale mbeten edhe zotime të sotme. Le të mësohemi me një politikë ku mbajtja e fjalëve është standard bazik e ku marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se LDK-ja në këto zgjedhje ka shënuar rritje të elektoratit, pas rënies historike.
“E rëndësishme që kemi rigjetur njëri-tjetrin, jemi kthyer në bazë. E rëndësishme që kemi rikthyer veten në numrat tanë historik. Kjo është baza jonë! LDK nuk i ka fituar zgjedhjet, do të donim këtë në veçanti ne, këtë e dimë, por LDK pritet t’i shtojë plot 80 mijë vota; e kapërcimi prej 12 në 20% do të vërtetohet si arritje e jashtëzakonshme. Prisni pak ditë. Ne nuk e kemi nisur garën as me 50% as me 20%. Ishim vetëm 12%! Sot, mbështetemi në qytetarinë që na jep edhe qetësi edhe shtytje për rrugëtimin e ri”, ka thënë Abdixhiku.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke