Ledi Shamku: Arsyet se përse ASA nuk duhet të bëhet pjesë e Akademisë së Shkencave
Gjuhëtarja, Ledi Shamku ka treguar disa nga arsyet, se pse sipas saj, Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) nuk duhet të bëhet pjesë e Akademisë së Shkencave.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shamku u shpreh se kjo nuk mund të funksionojë, sepse do të zhdukeshin të gjitha marrëveshjet që ASA ka nënshkruar, si institucion i arsimit të lartë.
Shamku nënvizoi se nëse ASA bashkohet me Akademinë e Shkencave, nuk do të jetë e mundur që t’u trashëgohet dija studentëve.
“Politikisht, siç ju thashë, kjo gjë nuk mund të funksionojë sepse kthim prapa kam parë vetëm në modelin e sovietëve. Të gjithë ata që janë aty, në kupolë, nuk përmbushin as kushtet minimale të së tashmes, për të marrë titujt shkencor, profesor, doktor. Nëse ASA kthehet në Akadaminë e Shkencave, ASA së bashku me albanologjinë, humbet shumë. Çdo marrëveshje ndërkombëtare dhe kombëtare, thuajse zhduket. Ne jemi një institucion i arsimit të lartë që humbasim menjëherë këtë status dhe të gjitha tiparet tona juridike, me të hyrë në ‘ombrellën’ e Akademisë së Shkencave.
ASA ka mbi 40 marrëveshje ndërombëtare të rëndësishme. Përveç kësaj, këto marrëveshje bien sepse bie personi juridik që krye këto marrëveshje. Do të ishte një goditje e tmerrshme e ligjit të arsimit të lartë nëse kjo gjë ndodh. Duke mos qenë më institucion i arsimit të lartë, ne nuk kemi më të drejtë të trashëgojmë dijen dhe pasionin, teknikalisht, nuk kemi më të drejtë të hapim mastera dhe doktoratura. Humbet trashëgimia dhe formimi i studentëve të së nesërmes”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta