Lefter Koka merret sot në pyetje nga prokurorët e SPAK
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të pyetet sot nga prokurorët e SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Mëngjesin e sotëm, ish-ministri është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun 313, ku rreth orës 10:00 do shoqërohet në ambientet e SPAK.
Ish-ministri u arrestua 4 muaj më parë dhe akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre lidhur me ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.
Një ditë më parë, prokurorët morën në pyetje ish-deputetin socialist Alqi Bllako, lidhur me aferën 4.9 mln euro me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.
Në dëshminë e tij, Bllako ka mohuar që të ketë rol vendimmarrës te inceneratorët, duke thënë se detyra e tij ka qenë vetëm të përcjellë shkresën për miratim te Këshilli i Ministrave.
Akuzat mbi Lefter Kokën:
Lefter Koka dyshohet se ka përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. E njëjta skemë si në Elbasan ku Koka akuzohet se përfitoi rreth 3,7 milion euro, është kryer edhe në Fier.
Koka akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Ai dhe deputeti socialist, Alqi Bllako, dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta